Berat Gjimshiti feston ditëlindjen, Atalanta i bën urimin e veçantë në gjuhën shqipe

schedule11:34 - 19 Shkurt, 2024

schedule 11:34 - 19 Shkurt, 2024

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, feston sot 31-vjetorin e lindjes së tij.

Klubi aktual i lojtarit shqiptar, Atalanta, ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë tepër të veçantë.

Klubi zikaltër ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e ka uruar kapitenin e kombëtares në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen, Berat”, shkruhet në postimin e klubit të Bergamos, ku shoqërohet edhe me flamurin shqiptar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!