Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beqiri për 2 prillin: E sajuar nga PD për të mos njohur zgjedhjet, një grup mori direktiva. 4 personat u vranë me pistoletë

schedule20:32 - 2 Prill, 2026

schedule 20:32 - 2 Prill, 2026

Avokati Idajet Beqiri thotë se 2 prilli i vitit 1991 u sajua nga PD për të mos njohur zgjedhjet e 31 marsit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se përpara ngjarjes ku u vranë 4 persona, një grup në PD mori direktiva për të krijuar situata, sikur shteti vriste qytetarët.

Beqiri shtoi se të 4 viktimat e 2 prillit, u vranë me pistoletë dhe nuk dihej se ku ishin, para se të ndodhin vrasjet.



“E kam jashtëzakonisht të freskët këtë, më burgosën në 1995, isha në qelinë nr.3, Nano ishte në qelinë nr.5. Kam qenë me Çapajev Taçin, 1 vit. E kam mësuar çfarë ka ndodhur nga këta, ishin të dënuar. Nuk kishte sondazhe siç bënin sot, por që do humbiste PD e kishte bindjen Berisha. Bindjen më të madhe e kishte Elez Biberaj. Para se të ndodhte 2 prilli, morën orientimet që të krijonin situata që shteti vret qytetarët. Do përdornin rojen e PD, roje si i policisë atje, tentuan që ta vrasin. Me një plumb, qëlloi në krah. U plagos ai.  Filloi në Tiranë, para se të ndodhte në Shkodër. Ngritën kauzë ata, qytetarët po i vret shteti, ja rojen e PD na e vranë, por shyqyr që nuk e zuri plumbi në zemër, por e zuri në krah. Mori pasaportë diplomatike dhe u zhduk ai person. Nuk u gjet më që të hetohej. U sajua. Kush e sajoi 2 prillin? Ka një grup që e organizoi. Saliu i pranoi zgjedhjet e 31 marsit. Elez Biberaj i tha mos të mos i njohë zgjedhjet dhe nuk i njohu zgjedhjet.

Më 1 prill, në Shkodër filloi organizimi. Në 1 filluan trazirat. Policia e Shtetit rrinte te selia e PD, që mos të kishte trazira. Nuk donin qetësimin e situatës. Problemi është, si u bënë vrasjet dhe si u bë nxitja. Ali Spahiu në spital priste të plagosur dhe të vrarë. Në kulmin e protestës, nga spitali doli një i vdekur. Gjek Çelaj, e mori në celular Çapajev Taçin dhe, pyeti, kush e vrau? Erdhi i vdekur nga spitali? E kanë larguar atë arkivol nga aty. Vrasjet e tjera janë bërë pa u marrë vesh fare se ku ishin. Nuk janë marrë vesh si janë vrarë, janë vrarë me pistoleta”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!