Beqaj në senatin Amerikan: Kuptova mirë pse SHBA është e shqetësuar për 5G

schedule20:08 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 20:08 - 15 Dhjetor, 2019

Ilir Beqaj ka marrë pjesë në Forumin Ndërparlamentar të Përvitshëm i Sigurisë së Inteligjencës në senatin Amerikan.

Beqaj përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në këtë forum, u fol gjithcka që ka lidhje me teknologjinë e informacionit, gjithashtu edhe për rrjetin 5G.

Sipas Beqaj, ky forum e ka ndihmuar të kuptojë më mirë, se përse SHBA-të janë kaq shumë të shqetësuara, për 5 G apo për kriptomonedhat.

Beqaj shkruan për rreziqet që vijnë nga kriptomonedhat, dhe asetet virtuale, paratë e të cilave mund të vijnë nga burime kriminale, apo terroriste, dhe të përfundojnë si fonde investimesh perëndimore, që përdoren për qëllime të mbrapshta kundër demokracisë, paqes dhe njerëzimit.

Më tej Beqaj thotë se SHBA-të mbeten kampionë të lirisë, të transparencës dhe se edhe pse janë të shqetësuar për rreziqet nga përhapja e teknollogjisë, mbeten të vendosur që të mos cënohet liria e individit, duke filluar nga liria e të shprehurit.

Beqaj shkruan se, duke qenë në këtë situatë Shqipëria, edhe pse po kalon një moment delikat pas tërmetit, duhet të tregohet e vëmendshme ndaj rreziqeve të mundshme, që mund të vijnë prej këtyre zhvillimeve.

Kjo sipas Beqaj, duhet të jetë edhe në vëmendje të politikës edhe të shoqërisë, ndërsa thekson se duhet riparë misioni i Autoritetit të Komunikimeve elektronike dhe Postare edhe nga këndvështrimi i Sigurisë Kombëtare.

“Në mjediset e zyrave të Senatit të SHBA u mbajt në 13 dhjetor 2019 Forumi Ndërparlamemntar i përvitshëm i Sigurisë së Inteligjencës. Forumi organizohet nën kujdesin e veçantë të kongresmenit Robert Pittenger. Këtë vit ishte rradha e Forumit të shtatëmbëdhjetë. Pata nderin të marr pjesë si delegat përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë bashkë me disa kolegë deputetë. Për mua ishte herë dytë rresht që marr pjesë në këtë forum shumë të rëndësishëm dhe shumë të nderuar që mblodhi përfaqëues nga parlamentet e 69 vendeve të botës dhe ku kishte të ftuar si folës dhe përshëndetës figura të rëndësishme të politikës dhe sipërmarrjes së SHBA.

Në ndryshim nga forumi i vitit 2018, këtë vit pothuajse gjithçka që u fol ka lidhje me teknollogjinë e informacionit dhe zhvillimet e vrullshme që lidhen me të.

Temat të rëndësishme si:

  • Cyber security
  • Financial Softëare
  • Advanced Analytics
  • Artificial Intelligence
  • Cryptocurrencies
  • Drone
  • Fintech
  • 5G

u debatuan qoftë nga perspektiva politike, qoftë nga perspektiva tregëtare, qoftë nga perspektiva inviduale e qytetarëve.

Edhe vetë arrita të kuptoj më mirë dhe më qartë pse SHBA janë të shqetësuara p.sh. për 5G apo për kriptomonedhat.

Si pionierë të zhvillimit dhe përparimit teknollogjik prej mëse 100 vjetësh, SHBA-të mbështesin fort risitë në çdo fushë të jetës, por ndan me ne, parlamentarë nga 69 vende të ndryshme të botës, rreziqet që vijnë psh nga kriptomonedhat dhe asetet virtuale. Droja buron nga mungesa e rrgullimit, transparencës apo gjurmueshmërisë tek kriptomonedhat dhe asetet virtuale. Pasi, para që vijnë nga burime kriminale apo terroriste mund të përfundojnë lehtësisht në fonde investimesh perendimore, të cilët nga ana e tyre mund të financojnë startup në teknollogji dhe këto të fundit të zhvillojnë produkte që përhapen në përdorim masiv dhe prej aty të përdoren për qëllime të mbrapshta kundër demokracisë, paqes dhe njerëzimit.

Apo rreziku që vjen nga ndërhryja që ofrues të teknollogjisë 5G mund të bëjnë në komunikimet elektronike në kushtet kur, mesa duket, çdo përballje në të ardhen e afërt, qoftë tregëtare, qoftë ushtarake, do të bazohet krejtësisht në mbledhje dhe analizë të dhënash. Nëse ofruesi i teknollogjisë 5G për çdo këmbim të dhënash mban një kopje edhe për vehte, athere mund të kthehet në një faktor determinant të çdo përballje.

Megjithatë, SHBA-të mbeten kampionë të lirisë, të transparencës. Edhe pse janë të shqetësuar për rreziqet nga përhapja e teknollogjisë, mbeten të vendosur që të mos cënohet liria e individit, duke filluar nga liria e të shprehurit. Në përshëndetjen e tij për Forumin, senatori republican Ted Cruz (ish kandidat për president i SHBA) duke evokuar rolin e presidentit Regan në rrëzimin e Berlinit i mëshoi fort fuqisë së lirisë, fuqisë së transparencës. Mbetet lapidare kërkesa që prsidenti Regan I bëri në 1986 në Berlin President Gorbacov. Athere Regan iu drejtua Gorbaçovit: Nëse don të kesh paqe rrëzoje këtë mur. Muri i Berlinit, pas tri vjetësh, nuk u rrëzua nga armët, por nga fuqia e lirisë.

Edhe pse Shqipëria po kalon një moment tejet delikat dhe fokusi i përgjithshëm i shoqërisë sonë është tek pastërmeti, qoftë zhvillimet e vrullshme teknollogjike, qoftë rreziqet e mundshme prej këtyre zhvillimeve duhet të jenë në vëmendjen e shoqërisë dhe të poltikës.

Ndoshta, na duhet të rishohim misionin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Deri tani misioni i tij ka qënë rregullator i tregut dhe mbrojtje e konsumatorit. Ndoshta duhet të kemi parasysh edhe sigurinë kombëtare. Me patjetër do të duhet të rrisim edhe rolin e Autoritetit Kombëtar për Çertifikmin Elektronik të Sigurisë Kibernetike”, shkruan Beqaj./abcnews.al