Beqaj, me pranga në Kuvend/ Ergys Mërtiri: Komisioni, show i opozitës. Ish ministri u hetua nga SPAK

schedule18:28 - 12 Nëntor, 2024

schedule 18:28 - 12 Nëntor, 2024

Shkuarja me pranga në duar e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në komisionin për sterilizimin në Kuvend, analisti Ergys Mërtiri e sheh si një show të opozitës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri u shpreh se ish ministri është hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

“Më duket i tepërt ky komision. Erdhi pas një periudhe të gjatë mosbindje civile në parlament, për të kërkuar 6 komisione hetimore,. Pas një marrëveshje, u ra dakord për dy komisione. Është një komision hetimor që heton një gjë që ka hetuar SPAK. Është thjesht produkt marrëveshje meas Ramës dhe berisdhës. Për Beqajn, kemi hetimin e SPAK, është krejtësisht i mjaftueshëm. Ky është show i opozitës, për të gënjyer publikun se ne po luftojmë kundër qeverisë. Asgjë nuk po zbardhin”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!