Gjykata e Posaçme e Apelit gjatë seancës të së mërkurës, la në fuqi masën e arrestit ne burg për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili iu drejtua togave të zeza duke kërkuar një masë më të butë sigurie.
Edhe për 6 të tjerë të hetuar te tjere për çështjen e SASPAC, Apeli I Posaçëm nuk pranoi të zbuste masën e sigurisë, duke lënë në arrest në burg, Ermal Kurtulajn, në arrest shtëpie Gazmend Haxhian, Elton Marinin dhe Alfred Nikollajn,ndërsa në detyrim paraqitje u lanë Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.
Të vetmes që iu ndryshua masa e sigurisë, ishte Marinela Jazoi të cilës Apeli I posaçëm nga procedim në gjendje të lirë, I caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Ilir Beqaj akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, mashtrim, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Ish-ministri I shëndetësisë, njëkohësisht ish-drejtor i SASPAC, më 5 gusht ofroi një garanci pasurore prej 5 milionë Lekësh dhe kërkoi që masa e sigurisë nga arrest me burg të kalonte në arrest shtëpie, po pavarësisht kësaj togat e zeza nuk pranuan ndryshimin e masës së sigurisë.
Sipas SPAK, në kohën kur Beqaj ishte në krye të Agjencisë së Koordinimit të Fondeve të Huaja, është abuzuar në të paktën 8 prokurime që janë bërë në këtë agjenci.
SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj, në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra Euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish-ministri përmes restorant “Gzona” në Tiranë. Hetimi për zbulimin e kësaj skeme nga SPAK nisi paralelisht me dosjen e sterilizimit ku ish-ministri i Shëndetësisë është po në akuzë për shpërdorim detyre.
Akuzat për ish-ministrin e Shëndetësisë;
Sipas prokurorisë, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të programeve strategjike, e njohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.
Ndaj ish-ministrit Beqaj dhe personave të tjerë, SPAK ka ngritur disa akuza, duke nisur nga ajo e korrupsionit, fshehjes apo mos deklarimit të pasurisë, shkeljes së barazisë në tendera dhe mashtrimit.
Beqaj në kohën që drejtonte agjencinë ka organizuar të paktën tetë tendera për shërbime në kuadër të dy eventeve të organizuar në vitin 2023, por në të vërtetë ato nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive, për efekt dokumentacioni dhe pagese
Masat për të akuzuarit janë:
Arrest në burg
1- Ilir Beqaj – Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj – Koordinator i projektit EUSAIR
Arrest në shtëpi:
3- Gazmend Haxhia – Pronari i ‘Landëays International’ –
4- Elton Marini – Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj – drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj – konsulente financiare
Njoftimi i plote
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 07.08.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 30 akti, datë 29.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e personave nën hetim I.B., E.K., A.N., G.H., E.M., B.L., M.J., B.Z., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
- Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 73, datë 06.07.2024, të kësaj gjykate, për personat nën hetim B., E.K., A.N., E.M., B.L. dhe B.Z.
- Miratimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 77, datë 11.07.2024, të kësaj gjykate, për personin në hetim H.
- Ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 03.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim J., në këtë mënyrë:
- Caktimin ndaj personit nën hetim J., të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale;
- Urdhërohet personi nën hetim J. të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Samet Gurguri, pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 12:00;
- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.