Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beqaj mbetet në qeli/ GJKKO rrëzon kërkesën e ish ministrit për zëvendësim të masës së sigurisë

schedule10:42 - 17 Janar, 2025

schedule 10:42 - 17 Janar, 2025

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt për zëvëndësimin  e masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për dosjen SASPAC, duke e lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Avokati i ish ministrit të Shëndetësisë, njëherësh ish drejtorit të SASPAC, kërkoi zëvëndësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar nga vendi, duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues.

Ilir Beqaj u arrestua në datë 4 korrik të vitit 2024 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve, për abuzimet me fondet e SASPAC.



Nga ana tjetër, edhe Gjykata e Lartë la ne fuqi masën e arrestit në burg të caktuar ndaj Beqajt, për të cilin po mbahet edhe një proces tjetër në lidhje me dosjen e sterilizimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!