Beogrdi në flakë, protesta edhe në qytete të tjera të Serbisë

schedule08:36 - 11 Korrik, 2020

schedule 08:36 - 11 Korrik, 2020

Beogradi është përfshirë sërish mbrëmjen e djeshme nga protesta të dhunshme. Qindra protestues u përleshën përsëri me policinë jashtë parlamentit të Serbisë.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shtyrë prapa protestuesit dhe për t’i parandaluar ata të hynin në ndërtesën e parlamentit.

Protestat në Beograd kanë nisur në 7 korrik kundër masave ndaj pandemisë. Duket se këto protesta janë kthyer në një lëvizje kundër qeverisë dhe po zhvillohen edhe pse uqi është masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Protesta kishte edhe në Novi Sad. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbartën një pankartë me mbishkrimin “Kushdo që të rrah me një shkop, ti i jep një revolucion”.

Mediat serbe raportojnë për protesta edhe në qytetet, Valjevo, Nish, Leskovac, Pirot, Vranje. Deri më tani janë arrestuar 70  persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!