“Beogradi shtëpia ime”/ Sahiti bën bujë në Serbi, reagimi: Gjithçka tendencioze!

schedule11:18 - 18 Korrik, 2020

schedule 11:18 - 18 Korrik, 2020

“Shtëpia juaj është…?”, një pyetje drejtuar Suad Sahitit, që tashmë ka hapur polemika. Sulmuesi anësor që luan në Poloni është përgjigjur qartë: “Në Beograd. Kam lindur dhe jam rritur atje. Kam edhe një shtëpi dhe një familje në Prishtinë. Kjo është shtëpi ime e dytë”.

Kjo intervistë e dhënë për “pilkarskie-balkany” ka bërë bujë në mediat serbe, që kanë vrapuar të dalin me titujt: “Futbollisti i të quajturës Kosovë: Beogradi shtëpia ime”. Kjo normalisht nuk i ka pëlqyer futbollistit që luan për Kosovën, i cili sigurisht me një deklaratë të tillë i hap vetes shumë probleme me bashkëkombësit e tij.

Sahiti ka nxituar të sqarojë përmes një postimi në rrjetet sociale: “Të dashur qytetar, në një intervistë që kam dhënë në një medium, shkrimi është me tendencë dhe i nxjerrë nga konteksti. Jam i lindur dhe i rritur në Beograd, por shtëpia ime është Prishtina dhe gjithë Kosova.

Sporti dhe politika bashkë nuk shkojnë. Mund të thuhet e shkruhet cckado, por asgjë nuk mund ta ndryshojë krenarinë time për familjen dhe prejardhjen time. Unë jam kosovar dhe me krenari kam veshur fanellën e kombëtares së Kosovës. Ëndrra ime është ta shoh Kosovën në kampionatin europian”. /abcnews.al