Beograd, Gjuriç: Serbët e Kosovës, asnjë veprim për të provokuar shqiptarët

schedule22:42 - 3 Gusht, 2018

schedule 22:42 - 3 Gusht, 2018

Shefi i zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriç ka deklaruar se serbët e Kosovës ditën e shtunë nuk do të ndërmarrin asnjë veprim që mund të sjellë reagimin e shqiptarëve, apo të faktorëve të tjerë. Në një intervistë për radio-televizionin serb, Gjuriç ka thënë se, serbët e Kosovës e kanë mirëpritur apelin e bërë nga presidenti Vuçiç, që të mos bien pre e provokimeve të shqiptarëve. “Serbët nuk do të bëjnë asgjë që të nxisin reagimin e shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare për të marrë ndonjë aksion kundër tyre”, ka thënë Gjuriç. Më tej ai ka akuzuar banorë të minoritetit serb se kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me Prishtinën për një fushatë dezinformimi, me qëllim nxitjen e trazirave. “Ata po punojnë edhe për shtete të tjera, duke folur për përleshje të parapërgatitura. Këto histori mund t’u krijojnë alibi shqiptarëve”, ka shtuar Gjuriç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!