Karim Benzema ka tërhequr apelin në rastin e pamjeve filmike me përmbajtje erotike që e sheh atë të implikuar me akuzën e shantazhit të ish-bashkëlojtarit Mathieu Valbuena për moszbulimin e një videoje seksuale.
Sipas “L’Equipe”, ankesa do të mbahej në Gjykatën e Apelit të Versajës (Yvelines) më 30 qershor dhe 1 korrik. Ndaj Benzema dënohet përfundimisht me një vit burg me pezullim, shoqëruar me 75 mijë euro gjobë, përveç 80 mijë eurove që do t’i paguhet Valbuenës për dëmshpërblim.
“Klienti im është i rraskapitur nga kjo procedurë. Heqja dorë sanksionon një vendim dënimi dhe në dukje fajtor. Është një e vërtetë ligjore. Por ky nuk është realiteti. Karim Benzema në këtë rast gjithmonë do të deklarohet i pafajshëm dhe jo, nuk ka dashur ndonjëherë të marrë pjesë në një operacion shantazhi ndaj Mathieu Valbuena”, tha avokati i tij për “L’Equipe”./ h.ll/abcnews.al