Karim Benzema dëshiron që të largohet nga Arabia Saudite vetëm gjashtë muaj pasi nënshkroi për Al-Ittihad, por Manchester United nuk janë të interesuar për të nënshkruar me ish-yllin e Real Madridit.
Manchester United e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të francezit, edhe pse ata po vuajnë nga një krizë e golave.
Mësohet se drejtuesit e United nuk kanë bërë ndonjë kontakt me përfaqësuesit e Benzemas, kryesisht për shkak të moshës së tij dhe pagës astronomike prej 86 milionë eurosh në sezon që përfiton në Arabi./h.ll/abcnews.al