Benzema përmbush kontratën me Real Madridin dhe shkon në MLS

schedule16:29 - 23 Tetor, 2021

schedule 16:29 - 23 Tetor, 2021

Karim Benzema po përjeton një nga sezonet më të mirat  si lojtar i Real Madridit, duke qenë aktualisht udhwheqwsi i madh i skuadrës. Që nga ardhja e tij në Bernabéu 12 sezone më parë ai ka treguar gjithmonë një përkushtim të fortë ndaj skuadrës dhe nga klubi i bardhë e kanë të qartë se do të jetë futbollisti ai që do të vendosë për të ardhmen e tij të afërt.

Futbollisti nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të përfunduar karrierën në MLS dhe në moshën 33-vjeçare e di që nuk ka shumë mundësi për të realizuar ëndrrën e tij.

“Unë e dua Amerikën. Futbolli po bëhet më i mirë atje. Por a po ju them se do të nënshkruaj atje? Për momentin jam në Madrid”.

Siç meson TodoFichajes, francezi ka vendosur të largohet nga klubi në fund të marrëdhënies së tij me bardhezinjtë në qershor 2023. Benzema ka në tavolinë një propozim nga Inter Miami dhe shpreson të përfundojë fazën e tij në Real Madrid duke fituar titujt e fundit.

Francezi do t’i kishte thënë po klubit të kryesuar nga David Beckham dhe zyrat e Bernabeu tashmë e dinë vendimin e tij. r.t/abcnews.al