Një tjetër gjysmë-finale dhe me shumë mundësi një tjetër trofe Champions-i për “galaktikët”, ku padyshim një nga protagonistët e këtij sezonit është “bomberi” francez, Karim Benzema, i cili ka një kontratë me “madrilenët” deri më 30 qershor, mirëpo Florenitno Perez ka vendosur ta ndryshojë diçka të tillë.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, sulmuesi francez ka rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër, me “galaktikët” që kanë vendosur të përdorin të ashtuquajturën “Klauzola e Topit të Artë”, klauzolë e cila lejon që Presidenti i madrilenëve të zgjasë në mënyrë automatike kontratën me lojtarin.
Benzema vesh fanellën e “los blancos” që prej vitit 2009 kur u transferua nga Lyon, ndërsa është i vetëdijshëm për pozicionin që do t’i duhet t’i lirojë brazilianit Endrick sezonin e ardhshëm e përveç tij, njërit prej “superyjeve” të momentit, Erling Haaland ose Kylian Mbappe. /i.m /abcnews.al