“Benz”-i merr flakë në ecje e sipër në Patos

schedule14:26 - 27 Tetor, 2021

schedule 14:26 - 27 Tetor, 2021

Mesditën e sotme rreth orës 13:50 një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje e sipër në Patos.  Dyshohet se shkak është bërë defekti në mjet ndërsa nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për të përcaktua shkaqet e ngjarjes.

“Sot rreth orës 13:50, në qytetin e Patosit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia. /Abcnews.al