Bënte xhiro me lëndë narkotike nëpër qytet, në pranga i riu shqiptar në Selanik

schedule08:24 - 28 Tetor, 2022

schedule 08:24 - 28 Tetor, 2022

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, mbrëmjen e së enjtes, 27 tetor, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Mediet vendase raportojnë se arrestimi i shqiptarit u bë në zonën e Analipsit në Selanik, kur efektivët e policisë i gjetën shqiptarit një sasi hashashi.

Sipas informacioneve të Thestival, i arrestuari po lëvizte me motor momentin e arrestimit, dhe kur semafori u bë i kuq ai ndaloi paralel me makinën e policisë, raporton abcnews.al.

Aty efektivët dyshuan se personi në fjalë mund të ishte i dyshimtë, e për pasojë e ndaluan dhe e kontrolluan. Gjatë kontrollit të kryer nga policia, shqiptarit gjet një sasi hashashi që sipas vlerësimeve të para ishte më shumë se 100 gram.

Oficerët e policisë e prangosën dhe e çuan në Departamentin e Sigurisë Harilaou./abcnews.al/