Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për vjedhje. Mësohet se 41 vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje, vidhte nëpër stacionet e autobusëve të kryeqytetit dhe rrugëkalimet e këmbësorëve.
Sipas policisë, 41-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët dhe portofolat e tyre. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur 3 celularë dhe 1 portofol./abcnews.al

