Bennett, kryeministri i parë izraelit që viziton EBA-në

schedule10:51 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 10:51 - 12 Dhjetor, 2021

Naftali Bennett është kryeministri i parë izraelit, i cili udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për vizitë zyrtare.

“Kryeministri, Naftali Bennett do të udhëtojë në vizitën e parë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesë të princit të kurorës së Abu Dabit, Mohammed bin Zayed,” njoftoi zyra e kryeministrit izraelit më 12 dhjetor.

Të hënën, Bennett pritet të takohet me princin e Abu Dabit, Mohammed, ndryshe, de facto sundimtar i shtetit.

Bisedimet në mes të dy zyrtarëve pritet të përqendrohen në raportet mes dy vendeve por do të flitet edhe për tema të tjera që ndërlidhën me ekonomi apo rajon.

Shtatorin e vitit të shkuar, Izraeli nënshkroi një mori marrëveshjesh me EBA-në dhe Bahrejnin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Në verë, EBA hapi ambasadën e saj në Tel Aviv. Shtetet madje vendosen edhe fluturime direkte derisa ekonomia konsiderohet pika e përbashkët në afrimin e raporteve.

Megjithatë, Izraeli njëjtë sikurse Emiratet e Bashkuara Arabe krijuan aleancë edhe për ballafaqim me Iranin./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!