Rafa Benitez është emëruar trajneri i ri i Everton. Spanjolli zëvendëson Carlo Ancelottin në stolin e skuadrës nga Liverpuli dhe rikthehet në qytetin e “Beatles”, por tashmë në zonën blu të saj.
Më parë ka drejtuar Liverpool dhe Newcastle në Premier League. 61-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Everton, që doli kundër tifozëve (nuk e donin për shkak se ka qenë trajner te Liverpool).
“Kam punuar në Madrid dhe te Napoli, por gjithmonë i kam mbrojtur ngjyrat e tyre. Unë kam qenë trajner i Valencias, Extremadura, Tenerife dhe Liverpool. .. Kam luftuar për çdo klub ku kam qenë trajner.
E vetmja gjë që pritet nga një trajner është që ai të luftojë për ekipin e tij, dhe është e sigurt që unë do ta bëj këtë. Kam ardhur tek Everton më synimin për të fituar çdo ndeshje.
Të fitosh çdo ndeshje është diçka që i përket natyrës së çdo trajneri“, deklaroi tekniku spanjoll, i cili rikthehet në kampionatin anglez të futbollit pas dy vitesh. /abcnews.al