Rafa Benitez ka dhënë konferencën e parë për shtypin si trajner i Everton. Vite më parë ka triumfuar në pjesën e kuqe të qytetit të Liverpulit, tashmë do tentojë ta bëjë edhe në anën blu.
Sigurisht që nuk do jetë aspak e lehtë, por trajneri spanjoll ka eksperiencë të madhe dhe është i mbushur me entuziazëm dhe ambicie, për të dërguar Evertonin sa më lart të jetë e mundur.
“Objektivi është të krijojmë një skuadër kompetitive, që lufton për fanellën nga minuta e parë në të fundit dhe që nuk dorëzohet kurrë.
Dua që Evertoni im të jetë një skuadër që tenton të fitojë çdo ndeshje dhe që prodhon një futboll të bukur që argëton tifozët.
Unë e njoh këtë klub, historinë dhe traditën e tij, si dhe ambicien e tifozëve dhe pronarëve. Për mua është një sfidë e madhe mundësia për të drejtuar këtë klub, unë do të luftoj siç kam bërë gjithmonë në të gjitha klubet që kam trajnuar.
Duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar, duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në kupa dhe të përmirësojmë pozicionin tonë në kampionat. Unë preferoj të punoj dhe të flas me fakte, kështu që nuk dua të shpall objektiva.
Jam i kënaqur me djemtë që kam në dispozicion, por edhe më mënyrën si po stërviten. Jam i bindur që do të rriten dhe do përmirësohen me kalimin e kohës. Merkato? Pres lojtarë që mund të na ndihmojnë për t’u përmirësuar dhe qenë më konkurrues.
Unë dua një ekip plot ambicie, nga java e parë e kampionatit tek e fundit. Këtë gjë ua kam përsëritur shumë herë djemve këto ditë“, përfundoi Rafa Benitez. /abcnews.al