Stërvitja e katër lojtarëve të Tiranës është ndërperë në mes ditën e sotme. Ata po kryenin vrapime në stadiumin “Selman Stërmasi”, të ndarë në dy grupe me nga dy persona.
Policia ka zbarkuar në stadium dhe i ka kërkuar atyre të ndalonin aktivitetin fizik dhe të largoheshin nga stadiumi, për shkak se nuk lejohen grumbullime në këtë periudhë karantine.
Gjithsesi nuk është se vetëm lojtarët e Tiranës po stërviten në mënyrë të tillë. Diçka e ngjashme ndodh edhe në Durrës, aty ku lojtarët e Teutës stërviten prej ditësh të ndarë në grupe të vogla.
Edhe në rrethe ka lojtarë që punojnë me trajnerë dhe, si gjithmonë në kushte të tilla, stërvitja bazohet në shumë vrapime dhe fare pak lojë me top. Ata e kanë të nevojshme për të mbajtur trupin në formë, pasi muaji maj mund t’i shohë sërish në fushë. /abcnews.al