Bënin kërdinë me vjedhje në Itali, kapet “skifteri” shqiptar, në kërkim bashkëpuntorët

schedule09:36 - 8 Mars, 2020

schedule 09:36 - 8 Mars, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga skifterin shqiptar dhe tre bashkëpuntorët e tij janë shpallur në kërkim, të akuzuar për një sërë vjedhjesh të realizuara.

Mediat italiane bëjnë me dije se vetëm në një hark kohor prej 15 ditësh në vend janë regjistruar  16 vjedhje. I ndaluari është një 20 vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Ndërkohë në cilësinë  eprobvës materiale janë sekuestruar sende të vjedhura me shifrën e 100 mijë eurove.

Banda funksiononte në zonën e Bergamos dhe vjedhjet bëheshin zakonisht  në të njëjtën kohe, veçanërisht në orët e vona të pasdites./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!