Bënin “kërdinë” me trafikun e drogës, në pranga disa shqiptarë në Itali

schedule08:47 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 08:47 - 9 Dhjetor, 2022

Një operacion antidrogë i policisë ka nisur në orët e para të mëngjesit sot në zonën e Città delle Pieve, në Itali.

Mediat italiane raportojnë se, pas veprimeve hetimore, janë arrestuar disa shtetas shqiptarë që akuzohen për trafik droge, veçanërisht hashash dhe kokainë.

Është konstatuar se grupi i shqiptarëve që drejtonte prej disa kohësh një treg të lulëzuar të trafikut të drogës që ishte aktiv në zonën e liqenit Trasimeno.

/abcnews.al/