“Bëni kujdes, do e pësoni si unë”, Jonida Maliqi rrëfen eksperiencën me dietën që e bëri për spital

schedule17:17 - 19 Gusht, 2020

schedule 17:17 - 19 Gusht, 2020

Jonida Maliqi ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm ndaj të gjitha vajzave që të tregohen të kujdesshme dhe të mos rrezikojnë veten, për t’ju paraprirë problemeve që dietat strikte mund të sjellin.

Ajo ka treguar një rast që i ka ndodhur së fundmi asaj për shkak të dietave, së cilës iu është dashur të shkojë në spital. Përmes disa videove në Instastory, Jonida rrëfen se prej vitesh ndjek dietën Dukan, dhe duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur efekteve anësore të saj, është përballur me dhimbje në këmbë.

“Do të doja të ndaja me ju sot një problematikë që se kisha menduar kurrë se do të më ndodhte ndonjëherë. Kam besuar ndër vite tek dietat proteinike sidomos pas lindjes së tim biri. Prej tetë vjetësh hera herës kur e kaloja masën e të ushqyerit apo kilogramët mund të shtoheshin, unë aplikoja fazën e atakut të dietës Dukan që ka bazë proteinike kryesisht.“, thotë Jonida.

Ajo thotë se ekzaminimet kishin treguar se dhimbjet kishin ardhur si pasojë e efektit të kësaj diete, ndërsa tashmë po trajtohet me medikamente dhe i është nënshtruar një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Më kishin thënë që ka efekte anësore, që duhet të bësh kujdes por mesa duket duhet ta provosh në lëkurë dhe të ndërgjegjësohesh fort dhe pse edhe vajzat e tjera që kanë abuzuar si unë dhe që nuk do të doja të ishin në vendin tim kurrsesi. Dje në mëngjes ngrihem me një dhimbje relativisht të lehtë në këmbën time të majtë, u përkeqësua gjatë ditës dhe kam patur një natë pothuajse pa gjumë.

E ndieja këmbën të rënduar dhe nuk peshoja dot mbi të. Sot në mëngjes mu desh të shkoja në spital të ekzaminoja këmbën, por doktori menjëherë e kuptoi që kisha abuzuar me këto dieta proteinike dhe që kanë të bëjnë direkt me acidin uronik. “, thotë Jonida ndër të tjera. / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!