Bëni këtë maskë para gjumit, pastron lëkurën dhe parandalon rrudhat

schedule21:25 - 8 Shkurt, 2022

schedule 21:25 - 8 Shkurt, 2022

Kujdesi për lëkurën është shumë i rëndësishëm. Maskat që mund të bëni në kushte shtëpie janë një zgjidhje e mirë por duhen zgjedhur sipas llojit të lëkurës. Nëse keni lëkurë të yndyrshme që është e prirur ndaj akneve dhe dëshironi të parandaloni rrudhat, kjo maskë natyrale është zgjedhja e duhur.

Përgatitet vetëm nga 3 përbërës – limoni, të bardhën e vezës dhe mjaltin. Rekomandohet të përdoret para se të flini. E bardha e vezës përmban kalcium, fosfor, magnez dhe selen. Përmban një sasi të vogël të vitaminës B2, e njohur më mirë si riboflavin prandaj e bardha e vezës është përbërësi kryesor i kësaj maske.

E kombinuar me limonin, i cili është plot me vitaminë C, thelbësore për kujdesin e lëkurës, dhe me mjaltin, i cili përmban veti antioksiduese dhe detoksifikuese, kjo maskë është një balsam natyral për lëkurën e yndyrshme.

Përgatitja:

Rrihni 2 të bardhat e vezëve, shtoni 4 pika lëng limoni, më pas 1 lugë mjaltë. Përziejeni derisa të formohet një masë homogjene, më pas aplikojeni në fytyrë për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Pas maskës, mund të vendosni kremin tuaj të zakonshëm të natës në lëkurë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!