Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bënë kërdinë në Himarë, për 2 muaj vodhën 4 banesa/ Arrestohen tre persona

schedule13:12 - 22 Shtator, 2025

schedule 13:12 - 22 Shtator, 2025

Policia ka arrestuar tre persona të cilët kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në këto banesa, gjatë 2 muajve të fundit. U arrestuan: Elisidjano Goxha, Denito Ruçi,
Klodjan Hila. Në banesën e një prej të arrestuarve policia sekuestroi: 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 18-vjeçare, për moskallëzim krimi.

“Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë; -D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë; -K. H., 37 vjeç, banues në Finiq.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e bashkisë Himarë, konkretisht: 

-më datë 15.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 250 000 lekë, në banesën e shtetasit N. L., në fshatin Pilur;

-më datë 27.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 1 300 000 lekë, në banesën e shtetasit A. B., në fshatin Piqeras;

-më datë 19.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur 200 000 lekë, në banesën e shtetasit Q. M., në fshatin Borsh;

-më datë 20.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur vegla të ndryshme pune, në banesën e shtetasit G. N., në fshatin Borsh”, njofton policia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!