Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një disko në Itali, ku protagonist ka qenë një 35-vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 të mëngjesit të së martës, ku menaxheri i diskos i cili ishte shqiptar ka patur një debat të ashpër me një klient.
Pas sherrit shqiptari ka dalë nga diskoja dhe është kthyer pak minuta më vonë i armatosur dhe ka kërkuar të qëllojë mbi klientin.
Oficerët e sigurisë e kuptuan menjëherë se çfarë po ndodhte, duke e detyruar shqiptarin të hidhte armën dhe më pas ta bllokonte para se t’ia dorëzonte karabinierëve, të cilët e identifikuan dhe e arrestuan.
/Abcnews.al/