Rregullorja e përcakton sakte që çdo lojtar pa kontratë mund të firmosë në çdo moment për ekipin e ri. Hatem Ben Arfa qëndron pushim prej 1 korrikut, datë kur i mbaroi kontrata me francezët e Rennes.
E ardhmja e 32-vjeçarit mund të jetë Serie A, aty ku ka ende adhurues. Sipas mediave italiane, katër janë ekipet që po tentojnë t’i ofrojnë një kontratë lojtarit ofensiv: Fiorentina, Atalanta, Genoa dhe Sampdoria.
Ben Arfa cilësohej një nga talentët më të mëdhenj të futbollit francez, por karakteri i tij dhe problemet jashtë fushës e kushtëzuan në maksimum karrierën e tij. Kampionati italian mund të jetë shansi i fundit për të, ndërsa vazhdon gara mes 4 ekipeve për shërbimet e tij. /abcnews.al