Ben Affleck mbush 50 vjeç, momentet më të rëndësishme të jetës së tij: Nga karriera e gjatë në aktrim te historia e bujshme me JLO

schedule11:16 - 15 Gusht, 2022

schedule 11:16 - 15 Gusht, 2022

Më 15 gusht 1972 një nga yjet më të dashur të Hollivudit lindi në Berkeley, Kaliforni.

Hapat e parë në botën e argëtimit, televizionit, kinemasë, regjisë , por edhe problemet e alkoolizmit, historitë e torturuara të dashurisë deri në martesën me Jennifer Lopez.

Këto janë pikat kryesore të jetës së Ben Affleck, i cili mbush 50 vjeç ditën e sotme. Një nga yjet më të dashur të Hollivudit lindi në vitin 1972 në Berkeley, Kaliforni. Ku dhe si do ta festojë ditëlindjen është “top sekret.”

Në moshën tre vjeçare, Affleck dhe familja e tij u larguan nga Kalifornia për t’u transferuar në Massachusetts, fillimisht në Falmouth dhe më pas Kembrinxh, ku kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën dhe filloi të kultivojë pasionin për aktrimin dhe regjinë së bashku me vëllain e tij Kejsin dhe mikun e tij, Matt Damon.

Që në moshën 20-vjeçare ai filloi të hedhë hapat e tij të parë në setet më të rëndësishme. Por suksesi i parë i madh erdhi në vitin 1997 me “Ëill Hunting – Gjeniu Rebel”, bashkë-shkruar nga Affleck dhe Damon, të cilët fituan për skenarin një Golden Globe dhe një çmim Oscar.

Nga ai moment filloi ngjitja. Pas suksesit të madh, megjithatë, për Benin pasojnë vite të rënies, në të cilat ai mori pjesë në filma me pak rëndësi.

Në ato momente ai filloi një lidhje me Jennifer Lopez. Nëse filmat në të cilët ai aktron nuk janë të vlerësuar veçanërisht nga publiku, filmat që ai drejton si regjisor janë, nga ana tjetër, të suksesshëm.

Megjithatë, vitet 2016/2017 janë shumë të ndërlikuara për aktorin dhe regjisorin, i cili u divorcua nga nga gruaja e tij.

Jennifer Garner, e martuar në vitin 2005 dhe me të cilën kishte tre fëmijë, iu desh të luftonte  me problemet e alkoolizmit, të cilat duket se i ka vuajtur edhe Affleck.

Ben megjithatë arriti të dalë nga kjo periudhë e errët për të rilindur plotësisht në vitin 2021 kur shpërtheu sërish dashuria e madhe me Jennifer Lopez.

Në një kohë të shkurtër, në prill 2022, të dy shpallën  fejesën dhe vetëm tre muaj më pas u martuan në Las Vegas, duke i bërë fansat të ëndërrojnë./Abcnews.al/