Ben Affleck bën deklaratën befasuese për martesën me Jennifer Garner

schedule12:36 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 12:36 - 15 Dhjetor, 2021

Aktori i njohur, Ben Affleck, ka befasuar publikun me deklaratat e fundit rreth martesës së kaluar me aktoren, Jennifer Garner.

Në një prej intervistave më personale deri më tani, ai tha se mund të ishte ende i varur nga alkooli, nëse do të vazhdonte të ishte i martuar me Garnerin.

Çifti kanë së bashku ka 3 fëmijë, Violet, Seraphina dhe Samuel.

49-vjeçari, i cili u ribashkua me ish të fejuarën, Jennifer Lopez, pas pothuajse njëzet vjetësh, më herët kishte tentuar që ai dhe Garner ta bënin martesën e tyre të funksiononte.

Duke folur për emisionin e radios “The Howard Stern Show”, aktori tha: “Përfundimisht ne provuam shumë dhe atë për një kohë të gjatë që ta shpëtonim lidhjen tonë, sepse i kishim fëmijët dhe nuk donim që ata të rriteshin me këtë lloj modeli të martesës jofunksionale. Të gjitha gjërat që i keni lexuar nëpër media e portale janë shpifje. E vërteta është që ne i kemi marrë shtruar të gjitha gjërat dhe në fund së bashku e morëm vendimin për t’u ndarë. Me kalimin e vjetëve ishim larguar nga njëri-tjetri dhe e kishim një martesë e cila nuk po funksiononte. Këto gjëra ndodhin mes çifteve. Jennifer ishte një grua të cilën e doja dhe respektoja shumë, por me të cilën nuk duhej të vazhdoja të isha i martuar. Prandaj u ndamë në mënyrë shoqërore. E kishim dhënë më të mirën nga vetja, por pa sukses. A kemi pasur momente tensioni, mosmarrëveshje rreth kujdestarisë së fëmijëve, mëri ndaj njëri-tjetrit? Po. Por në thelb, mes nesh gjithmonë ekzistonte respekti. Unë e dija se ajo është një nënë e mrekullueshme dhe gjithmonë shpresoja që edhe ajo mendonte se jam një baba i mirë. Sepse e dija që isha i tillë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!