Belshi, destinacion i gjelbër turistik/ Transformimi i qytezës me 84 liqene, synon të kthehet në oaz pushimi

schedule14:43 - 14 Mars, 2024

schedule 14:43 - 14 Mars, 2024

Sot mes 100 vendeve nga e gjithë bota, Belshi merr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe fiton çmimin e dytë në panairin e Turizmit në Berlin.

Ky vlerësim vjen në një moment kur turizmi mban peshën më të madhe të zhvillimit social, ekonomik dhe kulturor të qytezës, e cila ka shumëfishuar numrin e vizitorëve shqiptarë dhe të huaj vitin e kaluar.

E njohur për bukuritë dhe peisazhin e veçantë, pozicionimi i 84 liqeneve e kthen Pllajën e Dumresë dhe fshatrat e saj në një destinacion turistik.

Nga koha kur synohej të zhdukej çdo gjurmë historike dhe kulturore në atë qytet siç ishte Foltorja e Afërditës, në shfrytëzimin pa kriter të burimeve ujore, deri në një periudhë tranzicioni ku nuk përdoreshin të mirat e natyrës dhe as pasuritë kulturore, Belshi po përvetëson një traditë shumë më miqësore me mjedisin dhe investimet në rritje.

Fatmir Manushi ka braktisur kryeqytetin dhe ju shërben turistëve në zonë.

Kryetari i Bashkisë së Belshit sqaron dhe politikat që po ndiqen me qellimin zhvillimin e turizmit dhe frenimin e emigracionit.

Seferan ndodhet katër kilometra larg nga një tjetër zonë, e kthyer në tendencë siç është Belshi. Të dy përbëjnë një paketë të plotë argëtimi për ata që zgjedhin të kalojnë një ditë ndryshe.

Udhëtimi me makinë nga Tirana në Belsh nuk zgjat më shumë sesa dyzetë minuta. Rruga, e cila kalon mes përmes kodrave të zonës së Dumresë vjedh vëmendjen. Për ata që e kanë vizituar Toskanën, të bësh paralelizma mes tyre nuk është e tepruar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!