Belsh, fermerët e duhanit në protestë

schedule16:55 - 21 Nëntor, 2017

schedule 16:55 - 21 Nëntor, 2017

Afro 1500 fermerë të zonës së Dumresë, nuk kanë marrë ende paratë e duhanit. Pasi kanë bërë të gjitha përpjekjet deri në ministri, një përfaqësi e tyre doli në protestë në qendër të Belshit.
Fermerët thonë se kanë vite që nuk i kanë marrë paratë e shitjes së duhanit dhe bëhet fjalë për miliona lekë.
Protestuesit kërkojnë që qeveria të ndërhyjë, për faktin se firma nuk është fantazmë dhe se ushtron aktivitet me lejen e saj.
Kryetari i shoqatës së fermerëve të kultivuesve të duhanit Petrit Paja, deklaron se i janë drejtuar me kërkesa Ministrisë Ekonomisë dhe Bujqësisë dhe i kanë bërë thirrje ministrit Peleshi, të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës./abcnews.al