Belotti në qendër të merkatos, pesë klube në garë për sulmuesin e Italisë

schedule20:38 - 10 Mars, 2021

schedule 20:38 - 10 Mars, 2021

Kapiteni i Torinos, Andrea Belotti, mund të largohet në fund të sezonit. Ekipi granata nuk po kalon aspak një sezon të mirë dhe aktualisht renditet në vendin e 18-të, duke rrezikuar seriozisht rënien në Serie B.

Sipas raportimit të “Tuttosport”, duke marrë shkas dhe nga situata e vështirë e klubit Belotti mund të largohet. Kontrata e italianit përfundon në vitin 2022 dhe sulmuesi nuk ka shfaqur asnjë sinjal për rinovimin e saj.

Situata e tij sigurisht që po monitorohet nga klubet e mëdha të Seria A, ku Milan, Inter, Roma e Napoli kanë shfaqur interes për 27-vjeçarin. Mësohet se edhe Atletico Madrid është në garë për Belottin, por më shumë do të mësojmë në fundin e sezonit, ku do të jetë vetë lojtari që do të vendosë për të ardhmen e tij. /abcnews.al