“Belo”: Do e çaj sheshin/ Kandidati i Metës premton të ndërtojë nënkalim poshtë Skënderbeut

schedule12:05 - 20 Prill, 2023

schedule 12:05 - 20 Prill, 2023

Belind Këllici, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” prezantoi më me detaje projektin e tij, për të lehtësuar trafikun në Tiranën. Në sheshin “Skëndërbej”, këtë të enjte Këlliçi tregoi si do të bëhet ndërhyrja, për të mundësuar kalimin e automjeteve, për të shmangur trafikun që krijohet në qendrën e kryeqytetit.

Projekti parashikon 4 korsi lëvizjeje, për të kaluar mes për mes sheshit qëndror të Tiranës.

 “Do të ndërtojmë një tunel rreth 200 m me 4 korsi, 2 në vajtje 2 në kthim që do të lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”me bulevardin “Zogu i Parë” për të shfryrë rreth 60% të trafikut në këtë zonë. Unaza e Vogël bllokohet fillimisht këtu ky është makthi që ne kalojmë çdo ditë”

Sheshi thotë Këllici, nuk ndryshin, do të vijojë të ketë të njëjtën pamje dhe parkimi nëntoksor nuk do të preket.

 “4.5 milionë euro, iu garantoj që minimalisht 60% e trafikut të Tiranës do të zgjidhet, pa prekur sheshin “Skënderbej” dhe pa prekur parkimin nëntokësor që ndodhet afër bankës së Shqipërisë, e gjitha kjo duke ndërtuar, dhe jo duke prishur”

Këllici tha se projekti i tij është një zgjidhje prefekte dhe me kosto minimale, për të lehtësuar zemrën e Tiranës.  Ky projekt që prezantoi kandidati i koalicionit “bashkë fitojmë”, është ndër 2 premtimet e tij kryesore, për garën e kryebashkiakut të Tiranës. Premtimi I tij kryesor është transporti falas, për të gjithë qytetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!