Belo, Bejko: Ushtar pa ide, Berisha nuk do të fitojë

schedule15:47 - 29 Prill, 2023

schedule 15:47 - 29 Prill, 2023

Posteri i Belind Këllicit vijon të komentohet. Rivali i tij në garën për Tiranën, Roland Bejko duke e përmendur gjestin, e lidhi gjestin me mungesën e ideve nga ana e kandidatit “Bashkë Fitojmë” në këtë fushatë elektorale.

 Demokratëve të Laprakës u foli dhe për Berishën. Sipas tij, qëllimi ish-kryeministrit nuk është të fitojë. 

Gjatë këtyre ditëve Roland Bejko e ka prezantuar programin e tij, që më shumë ëhstë fokusuar tek lidhjet e nevojshme të qendër së Tiranës, me periferinë e saj, cka sipas tij, do i jepte një tjetër frymëmarrje kryeqytetit.

“Shumica e njerëzve i refuzuan ata të tre, Ramën, Berishën dhe Metën, dhe i refuzuan edhe çirakët e tyre që kandidojnë, Erion Veliajn dhe Belind Këlliçin. Ne do e fitojmë besimin e tyre natyrisht dhe për këtë do përpiqemi çdo ditë, që të marrim në dorë fatin e qytetit për të bërë Tiranën të jetueshme, njerëzore dhe për t’i dhënë saj frymëmarrje. Me qëllim që t’i japim frymëmarrje biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh.”

Pikat kryesore të programit që ka përmendur Bejko në takimet e tij kanë të bëjnë me ndërtimin e një rrjeti rrugësh, 250 kilometra dhe 5 tregjeve në pikat hyrjet kryesore të Tiranës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!