Bellingham në radarët “galaktik”, “verdhezinjtë” e Dortmund kërkojnë të joshin anglezin me para

schedule17:03 - 28 Mars, 2023

schedule 17:03 - 28 Mars, 2023

Borussia Dortmund duket se e ka të vështirë të ndahet nga “arkitekti” i mesfushës, Jude Bellingham dhe tashmë “verdhezinjtë” e Gjermanisë kërkojnë ta mbajnë me çdo kusht mesfushorin anglez, të paktën edhe për një tjetër sezon.

Sipas mediave angleze dhe gjermanve, klubi i Dortmund është i gatshëm t’i rrisë me plot 150% ose thënë ndryshe 2.5 herë, pagën e lojtarit, duke e çuar kështu në 15 milionë euro, me Drejtorin sportiv të “verdhezinjve”, Sebastian Kehl, i cili ka planifikuar t’i bëjë 19-vjeçarit të mesfushës dhe babait të tij, propozimin për rritjen e pagës.

Mirëpo, duket se milionat nuk do të bëjnë punë, me “galaktikët” e Real Madrid, që prej kohësh janë në ndjekje të superyllit të “tre luanëve” dhe aktualisht në garën me Liverpool dhe Manchester City ata janë favoritët kryesorë, por padyshim problemi kryesor i “galaktikëve” mbeten kontratat e Luka Modric dhe Toni Kroos, të cilat aktualisht janë në prag skadimi dhe nuk dihet nëse “madrilenët” do të vendosin t’i rinovojnë ato ose jo.

Ndërkaq, kujtojmë se Bellingham ka zhivlluar këtë sezon plot 24 paraqitje në Bundesliga, duke gjetur 4 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka dhuruar 4 asistime. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!