Bellingham “kryefjala” e merkatos, mesfushori anglez dëshiron të transferohet vetëm te klubi anglez

schedule15:51 - 24 Prill, 2023

schedule 15:51 - 24 Prill, 2023

Liverpool dukej se do të tërhiqej nga lufta për nënshkrimin e Jude Bellingham, gjë për të cilën e konfirmoi edhe Jurgen Klopp, trajneri i skuadrës së kuqe, me argumentin se ky transferim do të ishte shumë i kushtueshëm, me kartonin e mesfushorit që varion nga 100 deri në 150 milionë euro.

Por situata duket se mund të marrë një kthesë. Nëse të shtunën do të flitej se tërheqja e Liverpool do të ishte një strategji, orët e fundit doli në dritë se Bellingham ka njoftuar Dortmundin, klubin e tij aktual, se dëshiron të shkojë te Liverppol, sipas Jacque Talbot, gazetar i specializuar në merkato dhe gjithashtu sipas gazetës “The Times”.

Një faktor tjetër që mund të ndihmojë Liverpoolin është se Slaven Stanic, miku dhe menaxheri i Klopp, është në bisedime për t’iu bashkuar Dortmundit për të punuar së bashkë me Sebastian Kehl, menaxherin aktual të klubit gjerman.

Real Madrid u dha si favort i madh për të nënshkruar me Bellingham, por tani jo gjithçka është aq e qartë. As Dortmund nuk heq dorë nga ideja për të tentuar rinovimin me të, të cilit i ka propozuar një kontratë deri në vitin 2025./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!