“Morëm një pikë përballë një skuadre shumë të mirë. Ishte një rezultat i drejtë, sepse të dyja skuadrat kishin nga dy raste për shënim, më pas kishte qarkullim topi. Jemi një ekip i ri, por besoj se në këto dy javë do të punojmë për të përmirësuar gabimet që kemi”, ka theksuar fillimisht për “Oversport” trajneri i Bylisit, Arian Bellai, pas barazimit me Egnatian.
Pikë e fituar apo 2 të humbura? “Fakti që luajmë në shtëpi, mund të konsiderohen 2 pikë të humbura. Por Egnatia është një skuadër shumë cilësore. Pika më kënaq, por e kam thënë që fusha luan një rol të rëndësishëm dhe ne lamë 2 pikë në shtëpi në ndeshjen e sotme.
Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe fituam mesfushën falë zëvendësimeve që bëmë”, ka përfunduar tekniku i ballshiotëve. /f.a/abcnews.al