Bella Hadid bëhet aktore dhe do ta shohim në një serial me një nominim për Emmy

schedule17:00 - 1 Prill, 2022

schedule 17:00 - 1 Prill, 2022

Bella Hadid është një nga ata njerëz që nëse vendosin diçka në mendjen e tyre, nuk ka sesi të mos e arrijnë. Si një Peshore klasike, në fund të fundit, ajo llogarit çdo lëvizje të saj dhe hedh hapa të qëndrueshëm. Pasi ka dëshmuar vlerën e saj si modele, ajo tani kalon në sfidën e radhës dhe merret me aktrim.

Siç është paralajmëruar, supermodelja do të luajë në sezonin e tretë të kandidatit për Emmy Hulu, Ramy. Lajmin e ka konfirmuar ajo përmes Instagramit, teksa ka theksuar se ndjen “nder dhe emocion”. Nuk e dimë ende nëse ajo do të luajë veten apo ndonjë personazh tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)

Seriali komedi bazohet në jetën e krijuesit dhe protagonistit të tij dhe eksploron mënyrën në të cilën një person e gjen veten mes një sekti që beson se jeta është një provë dhe brezit të tij që sfidon ekzistencën pas vdekjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ramy youssef (@ramy)

Ende nuk është bërë e ditur data e premierës së sezonit të ri, por do të na tregojë personazhin kryesor që të braktisë rrugëtimin shpirtëror dhe t’i përkushtohet biznesit që mban me dajën e tij. Së bashku me Hadid dhe Yousef, do të shohim Laith Nakli, Hiam Abbass, Amr Ëaked, May Calamaëy, Dave Merheje, Mohammed Amer dhe Steve Way./abcnews.al