Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Belinda Balluku kthehet në zyrë/ Vendim i Kushtetueses 5 me 3 në favor të kërkesës së kryeministrit

schedule16:21 - 12 Dhjetor, 2025

schedule 16:21 - 12 Dhjetor, 2025

Numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku rikthehet në detyrë. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese, që me shumicë votash vendosi të heqë masën e pezullimit të vendosur prej Gjykatës së Posaçme dhe të rikthejë Ballukun e postin e saj si zëvëndëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku”.

Mbi thelbin e kërkesës së kryeministrit, që është shfuqëzimi i vendimit të Gjykatës së Posacme, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet me 22 janar. Aty do të shqyrtojë në themel të gjitha çështjet e ngritura prej qeverisë, që ka të bëjë me kompetencat. Rama në padinë e tij thotë se është kompetencë e tij të vendosë për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të vendosë masa që ndalojnë ushtrimin e detyrave të ministrave.

Para seancës se datës 22 në Gjykatë në Kushtetuese do të dorezojnë parashtrimet dhe 4 institucione që janë palë në proces, SPAK, Gjykata e Posaçme, Kuvendi dhe Presidenca, si institucion që bën aktin e fundit te emërimit në detyrë të ministrave, me betimin.

Qeveria në ankimim kërkon interpretim te nenit 103, që parashikon që anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale.

Njëkohësisht, edhe Gjykata e Apelit ka pranuar të marrë në shqyrtimin ankimimin e Ballukut për te gjitha masat e vendosura prej GjKKO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!