Lideri i partisë Ecolo njoftoi sot dorëheqjen, një nga pasojat e para të zgjedhjeve të djeshme parlamentare të shënuara nga forcimi i të djathtës në Belgjikë.
Partia, e cila kishte bashkëpunuar që nga viti 2020 me qeverinë në largim të drejtuar nga liberali flamand Alexander De Croo, është një nga humbësit e mëdhenj të zgjedhjeve parlamentare.
“Duhet energji, përulësi dhe gjithashtu dinjitet, ne nuk kemi qenë në gjendje t’i bindim me propozimet tona, programin tonë,” tha Jean-Marc Nollet, bashkë-president i Ecolo, për radiostacionin La Première (RTBF).
Në një tjetër pasojë të menjëhershme të zgjedhjeve, Alexander De Croix i dorëzoi dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philip të Belgjikës. De Croix do të mbetet kryeministër për të menaxhuar çështjet aktuale derisa të formohet një koalicion i ri i shumicës, siç është zakon në Belgjikë.
Mbreti më pas pritet të fillojë një fazë konsultimesh politike.
/abcnews.al