Belgjika u eliminua në çerekfinale, merret vendimi për trajnerin Martinez

schedule20:53 - 8 Korrik, 2021

schedule 20:53 - 8 Korrik, 2021

Belgjika kishte si objektiv fitimin e Euro 2020, por rrugëtimi i skuadrës së Roberto Martinez u ndërpre në çerekfinale pas humbjes 2-1 me Italinë.

Zhgënjim te “Djajtë e Kuq”, të cilët cilësoheshin si një nga skuadrat favorite për fitimin e trofeut të madh.

Gjithsesi, drejtuesit e futbollit belg kanë konfirmuar trajnerin spanjoll edhe për Botërorin e Katarit, që do të zhvillohet në dhjetorin e vitit të ardhshëm.

Vëmendja ime tashmë është përqendruar në pjesën tjetër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit Katar 2022 dhe në “Final Four” të Ligës së Kombeve.

Është folur shumë për të ardhmen time, para dhe gjatë Euro 2020, por në mendjen time isha shumë i qartë“, deklaroi Martinez, i cili drejton Belgjikën prej vitit vitit 2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!