Belgjika po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën ndërsa lufta me Rusinë vazhdon.
Kështu u shpreh të enjten kryeministri belg, Alexander De Croo, shkruan CNN.
“Siç e dimë, në këto paketa ndihme ushtarake shpesh ka pengesa praktike. Por mund t’ju them se nuk ka asnjë dyshim në asnjë nga zemrat dhe mendjet belge se ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, “tha De Croo në një konferencë për shtyp në Hagë së bashku me presidentin ukrainas Volodymr Zelensky dhe kryeministrin holandez Mark Rutte.
De Croo theksoi gjithashtu se Belgjika po shqyrtonte se si asetet e sekuestruara ruse mund të përdoren “plotësisht” për të mbështetur përpjekjet e luftës të Ukrainës, si dhe për të ndihmuar rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.
Ndërkohë, kryeministri holandez Mark Rutte tha të enjten se ndërsa nuk kishte “tabu” kur bëhej fjalë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, çështja nëse NATO do të furnizonte Kievin me avionë luftarakë F-16 mbeti e pazgjidhur. “Ne nuk jemi ende atje,” shtoi ai./abcnews.al