Belgjika do të lehtësojë masat anti-Covid, sipas një njoftimi nga kryeministri vendit. Kryeministri belg Aleksandër de Croo ka publikuar një plan rihapjeje gjatë verës, duke rihapur fillimisht baret dhe restorantet në ambientet e mbyllura nga 9 Qershori.
Gjithashtu do të lejohet grumbullimi i personave me një kapacitet prej 200. Rikujtojmë se kafenetë dhe restorantet filluan shërbimin në ambiente të hapura të Shtunën e kaluar. Kryeministri tha se faza tjetër përfshin zgjerimin e fushatës së vaksinimit dhe një numër nën 500 të personave të shtruar në kujdesin intensiv. Fazat e tjera priten të vihen në zbatim në korrik dhe gusht.
Belgjika ka regjistruar 1,020,332 raste dhe 24,609 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al