Belgjika gati të ekstradojë Leonard Dukën, arrihet marrëveshja, rivali i Ervis Martinajt u arrestua një vit më parë

schedule17:02 - 30 Korrik, 2024

schedule 17:02 - 30 Korrik, 2024

Belgjika ka pranuar, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për ekstradimin e Leonard Dukës, një nga personat më të kërkuar, të operacionit “Revanshi” ku në total u lëshuan 50 urdhër-arreste ndërsa u goditën 7 grupe kriminale.

Duka u arrestua në Belgjikë në shkurt 2023, ndërsa AbcNews, mëson se Shqipëria ka dërguar një grup të posaçëm nga Reparti RENEA, në Belgjikë, të cilët do të bëjnë të mundur shoqërimin dhe sjelljen e tij, në ditët në vijim në vendin tonë për tu përballur me akuzat e ngritura nga SPAK.

Leonard Duka, njihet si kreu I Klanit ‘Duka’ të cilët kanë qenë të skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Ndërkohë sipas dosjes hetimore të SPAK, ‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit. Përplasja për biznesin e bixhozit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin.

Martinaj akuzon vëllezërit Damian e Leonard Duka, për vrasjen e Santiago Malkos pasi ky i fundit goditi babanë e Leonardit dhe Erlisit.

Përgjimet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, zbuluan se Leonard Duka pasi dështoi të eliminonte Ervis Martinajn, dyshohet se porositi vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Martinajt.

Për këtë vrasje Martinaj ishte i vendosur të merrte hak dhe kërkonte me çdo kusht eliminimin e Leonard Dukës dhe rrethit të tij të ngushtë, Elvis Gacaj dhe Altin Gega. Për këtë ai ofroi shuma të mëdha parash deri në 1 milion euro.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!