Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Belgjika: BE të heqë dorë nga plani për asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën

schedule15:44 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 15:44 - 3 Dhjetor, 2025

BELGJIKË- Belgjika ka akuzuar BE-në se po i “minimizon” shqetësimet e saj në lidhje me planin për të përdorur asetet e ngrira ruse – të mbajtura në Evropë – për të mbështetur Ukrainën, sipas BBC.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë një alternativë, përkatësisht që BE-ja të marrë hua shumat e nevojshme në tregje”, tha ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot.

Propozimi i BE-së, i cili është mbështetur nga kancelari gjerman, Friedrich Merz, parashikon që asetet shtetërore ruse – me vlerë 140 miliardë euro – të mbajtura në Belgjikë – të transformohen në një “kredi dëmshpërblimi” për të mbështetur financiarisht Kievin vitin e ardhshëm.

Shumica e vendeve të BE-së e mbështesin planin dhe disa të tjera kanë kritikuar belgët për bllokimin e tij.

Belgjika argumentoi se një veprim i tillë do të rrezikonte një marrëveshje paqeje në afat të shkurtër dhe do të rrezikonte veprimet ligjore të Rusisë në të ardhmen.

Komisioni Evropian është gati të propozojë mënyra për të zgjidhur ngërçin, por Maxime Prévot është ankuar se dokumenti që po paraqitet sot në takim – nuk i adreson shqetësimet në një mënyrë të kënaqshme.

Vendet e BE-së kanë përdorur fitimet e gjeneruara nga rreth 210 miliardë euro të aseteve të ngrira ruse – për të financuar mbrojtjen e vazhdueshme të Ukrainës pas pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Udhëheqësit e BE-së do të votojnë për kredinë e dëmshpërblimeve në një samit në Bruksel këtë muaj, por nuk është e qartë nëse do të arrihet një marrëveshje.

Belgjika ka qenë kritikja më e zëshme e skemës pasi shumica e aseteve të ngrira nga BE-ja – 185 miliardë euro – mbahen në “Euroclear” – depozituesin qendror të letrave me vlerë, në Bruksel.

Qeveria belge argumentoi se do të mbajë barrën e çdo veprimi ligjor rus nëse do të shfaqen probleme të ardhshme nga kredia e BE-së për Ukrainën – e financuar me këto asete.

Maxime Prévot tha se rreziqet ishin të qarta: “Nëse Rusia na çon në gjyq, ajo do të ketë çdo shans për të fituar dhe ne, Belgjika, nuk do të jemi në gjendje të shlyejmë ato 200 miliardë euro, pasi kjo përfaqëson ekuivalentin e një viti të tërë të buxhetit federal”, tha ai.

“Do të thoshte falimentim për Belgjikën”, theksoi Prevot.

Kryeministri, Bart De Wever i ka shkruar tashmë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke u ankuar se plani ishte në thelb “i gabuar”.

Kryeministri belg ka propozuar që BE-ja t’i ofrojë Ukrainës një kredi prej 45 miliardë eurosh për vitin e ardhshëm – duke përdorur dispozita që mund të shfrytëzohen si pjesë e buxhetit të përbashkët ekzistues të 27 shteteve anëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!