“Beleri s’duhet të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve”, Çollaku: Berisha, përgjegjës për kandidimin e tij. Veprim antihistorik

schedule16:03 - 20 Gusht, 2023

schedule 16:03 - 20 Gusht, 2023

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku theksoi se çështja ‘Beleri’ nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Në një intervistë për ABC News, duke komentuar mbështetjen që i ka dhënë Sali Berisha, deputeti shtoi se ky problem që është krijuar duhet zgjidhur me dialog.

“Besoj se ne jemi një ndër vendet që mund të jemi shumë defekte por mund t’i japim vetes një meritë në një trajtim të mirë të minoriteteve. Por nga ana tjetër është kurth që të kufizosh të drejtat apo të devijosh kërkesën e drejtë për respektimin e minoritetit grek me favorizimin dhe lojërat e qarqeve shovinistë si Lëvizja Vorio Epiriste dhe përfaqësuesit e saj. Rasti më i fundit i Himarës është një ngatërrim i këtyre marrëdhënieve dhe në rast se jemi të gjithë të gatshëm për të mbështetur respektimin e të drejtave të këtij minoriteti në Shqipëri, mendoj se nuk ka asnjë shqiptar, qoftë të majtë apo të djathtë, që mund të lejojë akomodimin e këtyre lojërave shoviniste dhe këtyre lëvizjeve që ka pretendime territoriale karshi 1/3 të jugut të Shqipërisë. Prandaj marrëdhëniet midis dy vendeve të lënë jashtë, të izolojnë këto qarqe shoviniste, ta cilat vetëm i helmojnë marrëdhëniet dhe i ndërlikojnë ato. Për rastin Beleri ndodhemi në një situatë të tillë, ku elementë të këtyre qarqeve shoviniste kanë interferuar dhe janë kthyer në një problem midis dy vendeve, që duhet zgjidhur sa më parë me dialog dhe diskutime të hapura me miqtë grekë.“, tha deputeti.

Çollaku theksoi gjithashtu se përgjegjësia kryesore bie mbi Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët zgjodhën Belerin si kandidatin e tyre për Himarën, duke ditur akuzat me të cilat është përballur ai. Deputeti thotë se Berisha bëri një veprim antihistorik duke e zgjedhur si kandidat për Himarën.

“Përgjegjësia kryesore i takon zotit Berisha, i cili me strukturat e Rithemelimit propozuan emrin e një njeriu si kandidat i një pjesë të opozitës, i një njeriu që nuk ngurronte të bënte fushatë me flamurin e Vorio Epirit, lëvizja që ka pretendime territoriale. E shikoj më shumë përgjegjësinë tek zoti Berisha dhe madje e shikoj si një sjellje anti historike dhe një raport me sjelljen, traditën, dhe qëndrimin e PD historikisht. Dua të kthej në vëmendje një qëndrim të PD, ku drejtohej po nga Berisha, në zgjedhjet lokale të 2003. Zoti Mustafaj i bënte thirrje elektoralit demokrat në Himarë që të votonin kandidatin e Fatos Nanos në PS. Më ngjan anti historike sjellja dhe tolerimi i Berishës apo strategjia për të futur një individ si Fredi Beleri dhe këtu është një përgjegjësi e Berishës dhe një akt anti historik i tij sepse shkon në kundërshtim me vetë sjelljet e PD në raport me çështjen kombëtare që kanë qenë më të rëndësishme sesa ndarjet tona.”, shtoi Çollaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!