Analistët Frrok Çupi, Skënder Minxhozi e Edvin Kulluri komentuan në ABC News, deklaratat e kryeministrit grek lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, për shitblerje votash.
Minxhozi: Ka veshur kostumin e fushatës elektorale kryeministri grek, deklaratat e tij janë të papranueshme. Greqia fqnije, nuk mund të anashkalojë faktin se një sistem drejtësie në një vend si Shqipëria duhet inkurajuar dhe jo paragjykuar. Kur ka disa të arrestuar në fushatë, për blerje votash e ndihma, pse vetëm për njërin prej tyre duhet paragjykuar se po i shkelen të drejtat. Beleri s’duhe të ishte në burg, s’duhet të ishte fare në fushatë. Kandidatura e tij përbën një kurth elektoral të Berishës e Metës për palën tjetër me qëllimin për të cuar në një situatë problematike me Greqinë, duke ditur se pala greke është shumë sensibël ndaj ngjarjeve në zonat minoritare. Shoh që edhe në Himarë përpiqet të ndërtojë një teoremë dhune e presioni, por në fund dua të shpresoj që mos kthehet në një mollë sherri të politikës mes shteteve. Palët kanë interes të ndezin një konflikt verbal për të nxjerrë dhe aplikuar interesat e tyre në këtë histori.
Kulluri: Situata në Himarë rrallë herë ka qenë e qetë, ka një problem në vijimësi nëse ka minoritet etnik apo linguistik. PD për të zezën e ka konsideruar si minoritet linguistik dhe këtu është problem i parë që krijohet. Zgjedhje e tij, zgjodhën kandidatin e gabuar në vendin e gabuar, për një bashki më shumë. Beleri mund të ketë të drejtë, sidomos në cështjen e pronave, këtu fajësoj kryeministrat shqiptar në vijimësi, por kjo s’do të thotë se në emër të cështjes së pronave edhe PDBNJ edhe për fat të keq edhe PD dhe PL të bëjnë një faull shumë të rëndë si hapja e derës ëmund të jetë një hapje e derës për teorinë e vorio epirit, është një gabim i rëndë.
Çupi: Ne kemi qenë afër me zhvillimet politike të Athinës. Në fushatat elektorale atje ndërfuten cështje nacionaliste etnik. Ky lloj primitivizmi u pa te politikanët e Athinës që përsëritën të njëjtën arrogancë kundër Shqipërisë. Arroganca u manifestua që dje deri sot, dje ishte në të njëjtën vijë logjike për zbatimin e ligjit ndërsa sot nuk e përfill ligjin.
Në gjeopolitikën e rajonit Greqia ishte thuajse kujdestare për Shqipërinë, ndërsa tani Shqipëria është zhvilluar tepër, ndodhet edhe më afër BE se vetë Greqia. Kërcënimi I Athinës, se do ndërpresim rrugën europiane të Shqipërisë nuk qëndron. Është një miopi e madhe. Greqisë i bëhet vetëm keq, se nuk i është bërë mirë kur Shqipëria nuk kishte ligj. Jam mik i Greqisë, por qeveria atje, klasa politike, janë në një nivel më të ulët se mesatarja progressive e shoqërisë greke. Është një pamje e vjetër, Greqia nuk po del nga pamjet e vjetra cuditërisht. Qarqe të caktuara po tentojnë që Belerin ta bëjnë Hasan hoxhë. Kjo është tragjike do ndikojë për keq./abcnews