Beleri “rrëzon” SPAK/ Avokati tregon foton: Nuk është me dëshmitarin, është tjetër person

schedule13:27 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 13:27 - 29 Dhjetor, 2023

Kërkesa e avokatëve të Alfred Belerit për përjashtim të  gjyqtarëve Erjon Çela  dhe Irena Gjoka është rrëzuar nga gjykata edhe pse mbrojtësit pretendonin se ata ishin traguar të njëanshëm gjatë procesit.

Në seancën e së premtes dhanë deklarimë 5 dëshmitarë mes të cilëve edhe  një gazetar, që intervistoi Avdyl Ramën, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Arsen Ramën. Dëshmitarët e tjerë ishin banorë të Himarës, që thanë  sqarime në gjykatë  se kishin miqësi me Alfred Belerin dhe e takonin atë për shkak të fushatës zgjedhore por edhe  si bashkëqytetar të Himarës.

Gjatë seancës, Beleri pretendoi se procesi ndaj tij është i montuar dhe vijon ende të jetë i tillë.

“Prokuroria e Vlorës është vënë në shërbim të policisë dhe janë manipuluar provat. Më kanë futur në burg me një dëshmi penaliteti Të falsifikuar. Vijon manipulimi nga Prokuroria, nuk dihet për çfarë arsyesh. Ndihem i ofenduar dhe i diskriminuar. Kërkojnë me doemos të më dënojnë”

Në përfundim të seancës avokati Geni Gjyzari, pretendoi se në një foto ku prokuroria pretendon se Alfred Beleri është në shoqërinë e Arsen Ramës, sipas tyre në të vërtetë është një tjetër person.

“Prokuroria tha se ka qenë Arseni në këtë foto dhe ne i sollëm dëshmitarin e vërtetë dhe provoi që nuk ishte i njëjti person. Është Thoma Bogdani dhe pranoi që ka qenë në këtë foto më datën 10 ora 10. U provua qartë se është një tjetër”

Në seancën e së premtes avokatëve të Belerit iu pranua  kërkesa që në seancën e 10 janarit të  japin dëshminë e tyre edhe kancelarët e gjykatës e prokurorisë së Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!