“Beleri”, Rama: Drejtësia të veprojë

schedule13:34 - 25 Gusht, 2023

schedule 13:34 - 25 Gusht, 2023

Gjatë konferencës për mediat, kryeministri Rama nuk la pa përmendur dhe sistemin e ri të drejtësisë, për të cilin u shpreh se e ka vlerësuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Gjithashtu Rama përmendi edhe çështjen “Beleri” për të cilën tha se qëndrimi i qeverisë mbetet i pandryshuar, që drejtësia duhet të bëjë e patrazuar punën e saj.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kjo periudhën ka qenë një periudhë e ndryshimit të sistemit të kadastrës ku nuk ka më sportele, nuk ka më dyer ku hyjnë e dalin njerëz që kërkojnë, njerëz që ndërhyjnë, njerëz që jetonin me marifetet mes nevojës së një qytetari, sporteleve, atyre në prapaskenë, noterëve e kështu me radhë. Dhe natyrisht duke qenë se kjo ishte një pyetje që  u bë para dy ditësh, unë kam këtu dhe një përgjigje më shteruese nëse do më behet pyetja përsëri.

Po ashtu, në këtë periudhë kemi patur, vazhduar të kemi më saktë mesazhe shumë të rëndësishme dhe shumë domethënëse nga sistemi i ri i drejtësisë, gjë që unë e kam vlerësuar edhe përmes rrjeteve sociale. Ndërkohë që, nga ana tjetër e dini shumë mirë të gjithë që kemi pasur edhe një situatë le të themi të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë që drejtësia e re në Shqipëri duhet të bëjë e pa trazuar detyrën e saj. Dhe në këtë pikë asgjë nuk më e rëndësishme sesa mbrojtja me të njëjtën mënyrë siç kemi vepruar me të gjitha rastet e tjera e qetësisë së veprimtarisë së sistemit të ri të drejtësisë. Kështu që, asnjë lloj interference ngado që të vijë mbi sistemin e drejtësisë nuk do të gjejë, jo përkrahjen, por nuk do të gjejë as mirëkuptimin tonë.

Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e sistemit të drejtësisë.

Ne nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë.

Ne nuk presim prej tyre asgjë tjetër, përveçse të zbatojnë ligjin dhe ne nuk kemi asgjë tjetër për t’iu dhënë atyre përveç mbështetjes sonë pa kushte, qoftë kur na vjen mirë, qoftë kur na vjen keq, qoftë kur na pëlqen, qoftë kur s’na pëlqen një vendim i tyre. Kjo është e panegociueshme për forcën që sot qeveris Shqipërinë. Të tjerët mund të bëjnë dhe mund të thonë çfarë të dëshirojnë, qoftë brenda, qoftë jashtë. Ne jo!

r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!