Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestuar një ditë para zgjedhjeve, pasi u kap “mat” duke blerë vota.
Pavarësisht kësaj, Beleri edhe pse pas hekurave, arriti që të fitojë betejën për Bashkinë e Himarës.
Prokuria e Vlorës i caktoi masën “arrest me burg”, ndërsa e tij tanimë i ka kaluar SPAK dhe pritet që të hënën Beleri të dalë para gjykatës.
Por çfarë ndodh me mandatin e tij në vazhdim?
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Gjykata duhet të marrë vendim të formës së prerë për Belerin dhe më pas edhe Gjykata e Posaçme do duhet të marrë të njëjtin vendim të formës së prerë. Pas kësaj, Belerit i hiqet mandati i kryebashkiakut.
“Ndryshe nga deklaratat, SPAK është e detyruar të zbatojë ligjin. Fillimisht ajo ka marrë në duar një dosje nga Prokuroria Vlorës, ku i ka kërkuar që Beleri dhe Pandeli Kokoveshi të vazhdojnë të hetohen në masën arrest me burg.
Prokurorët e Posaçëm janë të detyruar të shohin dosjen dhe më pas t’i drejtohen Gjykatës.
Prokuroria e ka të dokumentuar rastin e Fredi Belerit. Sa i takon mandatit, nga Gjykata duhet që vendimi të marrë formë të prerë, nëse Beleri del fajtor dhe më pas nëse edhe Gjykata e Posaçme jep të njëjtin vendim, atëherë Belerit i hiqet mandati i kryetarit të bashkisë” u shpreh Vija.r.t/abcnews.al